Sport

Akrapoviq merr drejtimin e Shkëndijës

 

Kampionia në fuqi e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija e Tetovës, është bërë me trajner të ri.

Shkëndija të hënën pasdite ka zyrtarizuar në pozitën e trajnerit boshnjakun Bruno Akrapoviq. Ai është kthyer në klubin tetovar pas pesë vjetëve. Marrëveshja është prë një vit, me mundësi të vazhdimit.