Sport

Barcelona optimiste për Depayn derisa pritja për Messin vazhdon

 

Barcelonë, 2 gusht (AP) – Barcelona po i sheh disa shenja pozitive nga transferimi i ri, Memphis Depay, derisa po vazhdon ta presë yllin argjentinas, Lionel Messi.

Messi ende nuk e ka firmosur vazhdimin e kontratës, por Depay tashmë ka treguar se mund të jetë një përforcim i madh në repartin e sulmit për sezonin e ri. Futbollisti i Holandës është përshtatur shumë mirë në sulm me Antoine Griezmannin gjatë ndeshjeve parasezonale dhe përfundimisht pritet të jetë një armë ofensive për trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman.