Sport

Jorge arrin në Torino për t’iu bashkuar Juventusit

 

Sulmuesi nga Brazili, Kaio Jorge ka arritur të mërkurën në Torino për t’iu nënshtruar kontrollimeve mjekësore te Juventusi përpara se të zyrtarizohet nga “Zonja e Vjetër”.

Jorge 19-vjeçar te Juventusi do të transferohet nga skuadra e Santosit për tre milionë euro kurse me ekipin italian do të firmos kontratë afatgjate deri në vitin 2026. Jorge ka refuzuar ofertat e tjera të skuadrave të Evropës për t’iu bashkuar Juventusit. Ai te Juventusi shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit. Jorge sezonin e fundit te Santosi, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë tri asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat.