Sport

Marca: Përmbysje radikale në çështjen e Messit, rinovimi duket i pamundur

 

Përmbysje radikale në rinovimin e Leo Messit me Barcelonën, sipas të përditshmes spanjolle Marca. Negociatat, të cilat dukeshin të zgjidhura disa ditë më parë, kanë arritur në një pikë pa kthim që duket e pamundur për t'u zgjidhur. Argjentinasi është, tani, më larg rinovimit për Barcelonën se kurrë më parë dhe presidenti Joan Laporta e di këtë situatë.

Në fakt, është një realitet që disa përfaqësues të klubit tashmë e dinë dhe po eksplorojnë mundësitë se si të komunikojnë rezultatin e këtyre bisedave. Sot pati një drekë midis klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit në të cilin u përjetua një gjendje shokuese pasi e kuptuan se një zgjidhje është shumë larg nga sa mendonin, ka shkruar tutje gazeta spanjolle.