Sport

Shqiptarët e Baselit marrin rezultat pozitiv në udhëtim

 

Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami ishin titullar në fitoren e Baselit te Ujpesti i Lirim Kastratit. Baseli fitoi te Ujpesti me rezultatin 2:1 në Ligën e Konferencës, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të garës.

Zhegrova u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë, kurse Kasami në minutën e 39-të. Taulat Xhaka u inkuadrua në lojë në minutën e 89-të, ndërsa Tician Tushi ishte në stol.