Sport

Shirko kthehet te Peja

 

Basketbollisti kroat, Henrik Shirko është zyrtarizuar te skuadra e Pejës. KB Peja të martën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Shirkon për sezonin e ri.

Shirko (199 cm), sezonin e shkuar ishte pjesë e ekipit nga Kroacia, Shibenikut. Në fakt, Shirko ka qenë pjesë e skuadrës së Pejës në sezonin 2019/20 dhe ka fituar Kupën e Kosovës.