Sport

Sevilla interesohet për Delaneyn

 

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Thomas Delaney ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në La Liga. Bëhet e ditur, se interesim për shërbimet e tij ka treguar skuadra e Sevilla. Ekipi nga La Liga i ka ofruar Dortmundit katër milionë euro dëmshpërblim për kartonin e mesfushorit 29-vjeçar.

Delaney pëlqehet shumë nga Sevilla, që po shpreson ta mposht konkurrencën e Romës, ekip që gjithashtu ka shprehur interesim për të.