Sport

Di Maria: Ronaldo do ta dëshironte kalimin te PSG-ja

 

Futbollisti i Paris Saint-Germainit, Angel di Maria, beson se ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, “do të vdiste” për t’iu bashkuar skuadrës së kryeqytetit francez. Për sulmuesin e Juventusit u fol shumë se mund t’i bashkohet gjigantit të Ligue 1 këtë verë, por PSG-ja vendosi që ta transferojë Lionel Messin si transferim të lirë pasi i skadoi kontrata me Barcelonën.

Messi iu bashkua Sergio Ramosit, Achraf Hakimit, Georginio Wijnaldumit dhe Gigi Donnarummas, që të gjithë të transferuar te PSG-ja këtë verë.