Sport

Real Madridi mohon lajmin se do t’i bashkohet Premier Leagues

 

Real Madridi ka thënë se raportimet se klubi po mendon ta lë La Ligën për Premier Leaguen janë “absolutisht false, absurde dhe të pamundshme”.

Të shtunën, gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka thënë se Reali është duke e “shqyrtuar për disa javë” mundësinë që të largohet nga elita e futbollit spanjoll.