Sport

Atletico Madridi e nis me fitore mbrojtjen e titullit

 

Kampioni në fuqi i La Ligës, Atletico Madridi, e ka nisur me fitore mbrojtjen e titull. Të dielën, skuadra nga Madridi ka shënuar fitore si mysafire e Celta Vigos me rezultat 2:1. Të dy golat për Atleticon i shënoi Angel Correa.

Të parin e realizoi në minutën e 23-të për epërsinë e ekipit të tij. Kurse të dytin që doli të jetë i fitores, argjentinasi Correa e shënoi në minutën e 64-të. Golin e vetëm për Celta Vigon e realizoi Iago Aspas në minutën e 59-të. Në fund të ndeshjes u panë dy karton të kuq, nga një për secilën skuadër.