Sport

Kane i bashkohet Tottenhamit të premten

 

Harry Kane do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës të premten në stërvitje. Mund të luajë të shtunën në kuadër të Premier Leagues kundër Wolverhamptonit, në xhiron e dytë. Lajmin për rikthimin e tij e ka konfirmuar trajneri i skuadrës, Nuno Espirito Santo.

“Çfarë mund të them është se Harry Kane është shumë më mirë. Forma e tij fizike është më e mirë çdo ditë. Ai ka punuar të mërkurën, do të punojë të enjten dhe do t’i bashkohet grupit të premten. Të shtunën do të vendosim nëse do ta përfshijmë për ndeshjen e radhës apo jo”, theksoi trajneri Santo. Tottenhami do të luajë të enjten kundër Pacos de Ferreira nga ora 20:30, në ndeshjen e parë të plejofit për fazën e grupeve të ligës inauguruese të konferencës. Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Londër. Pacos de Ferreira e eliminoi skuadrën e Irlandës Veriore Larde me rezultatin e përgjithshëm 4:1. Për Kanen, i cili nuk ka udhëtuar në Portugali me ekipin, u fol shumë se mund të transferohet te Manchester City.