1 perditesime
22:38

Pak minuta për Muriqin, në fitoren e Lazios ndaj Empolit

Tetë minuta është paraqitur sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, në fitoren që skuadra e tij Lazio e shënoi në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A.

Ai u inkuadrua në minutën e 82-të duke zëvendësuar Ciro Immobilen, në kohën kur rezultati ishte 3:1 në të mirë të Lazios.

Immobile, Lazzari dhe Milinkoviq Saviq ishin golashënuesit për Lazion, për të cilën u paraqit edhe Elseid Hysaj.

Tek Empoli luajti Nedim Bajrami që asistoi në golin e nderit.

21:06

Bajrami asiston në golin e Empolit ndaj Lazios

Mesfushori shqiptar i Empolit, Nedim Bajrami, ka asistuar në golin e skuadrës së tij ndaj Lazios në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri në Serie A.

Po zhvillohej minuta e katërt, kur pas një kundërsulmi të udhëhequr nga Bajrami Filippo Bandinelli u gjet i lirë dhe arriti të realizonte për 1:0.

Megjithatë, pas vetëm dy minutash Lazio arriti të barazonte rezultatin.

Te Lazio është duke luajtur nga minuta e parë mbrojtësi Elseid Hysaj.