Sport

Te Arsenali e konfirmojnë se Xhaka ka rinovuar kontratën

 

Pronari i Arsenalit, Stan Kroenke e ka konfirmuar të dielën për mediumet angleze se mesfushori Granit Xhaka e ka rinovuar kontratën me ekipin nga Londra. Kroenke nuk ka dhënë detaje shtesë, por ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm i Arsenalit për të krijuar stabilitet në ekip edhe për të ardhmen. Më herët është raportuar se Xhakës do t’i ofrohej rinovimi i kontratës deri në vitin 2025, me kushte dukshëm më të mira. Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023 dhe gjatë kësaj vere ishte pranë transferimit te Roma.

“Kemi lojtarë të rinj në ekip, por ata mbështeten nga një grup i fortë lojtarësh me përvojë, përfshirë Granit Xhaka, i cili ka firmosur rinovimin e kontrarës. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së ekuilibrit dhe stabilitetit në skuadër”, ka thënë Kroenke.