Sport

Mustafi do t’i bashkohet Torinos

 

Shkodran Mustafi do të kthehet në Serie A. Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Mustafi, do t’i bashkohet skuadrës së Torinos, me të cilën tashmë ka arritur marrëveshje. Detajet e marrëveshjes ende nuk janë zbuluar, por thuhet se Mustafi me Torinon do të firmos kontratë trivjeçare.

Ai të hënën mbrëma do të zbarkojë në Torino dhe pritet të prezantohet gjatë ditës së martë, pasi t’i kaloj kontrollimet mjekësore. Mustafi te Torino, do ta zëvendësojë brazilianin Lyanco që javën e shkuar u transferua te Southamptoni. Te Torino, Mustafi do të bashkohet me Etrit Berishën e Mërgim Vojvodën. Ai te Torino do të transferohet si lojtar i lirë, pasi është larguar nga Schalke në fund të sezonit të shkuar. Krahas Schalkes, Mustafi karrierë ka bërë edhe te Arsenali, Valencia e Sampdoria.