Sport

Basketboll, Prizreni-16 gjysmëfinalisti i parë i Superkupës

 

Skuadra Prizreni-16 është kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll, turne që ka nisur të mërkurën dhe do të mbahet deri të dielën në Prishtinë. Në ndeshjen e parë çerekfinale, Prizreni-16 triumfoi bindshëm ndaj skuadrës së Dritës, që e mposhti me rezultatin e thellë 105:69.

Me këtë fitore, Prizreni-16 është kualifikuar në gjysmëfinale, ku e pret fituesin e çerekfinales tjetër, ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës që zhvillohet prej orës 19:00.