Sport

Granit Xhaka kërcënohet, Federata zvicerane i del në përkrahje

Foto: AP
 

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka është kërcënuar për faktin se nuk është vaksinuar për koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur të premten mbrëma presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc.

Përmes një mesazhi në sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit të Zvicrës, Blanc i ka dalë në mbrojtje kapitenit Xhaka.