1 perditesime
22:46

Greqia befason Suedinë

Greqia ka befasuar Suedinë duke e mposhtur të mërkurën mbrëma. Ndeshja e Grupit B të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022” përfundoi 2:1 për grekët.

Anastasios Bakasetas dhe Evangelos Pavlidis shënuan për rezultatin 2:0 në të mirë të Greqisë. Robin Quaison shënoi golin e vetëm për Suedinë në minutën e 80-të. Suedia tani renditet e dyta në grup me nëntë pikë. Udhëheq Spanja me 13 pikë. Greqia është e treta me gjashtë pikë, ndërsa Kosova i ka katër pikë në vendin e katërt. Gjeorgjia mbyll klasifikimin në grup me një pikë.

https://streamja.com/lWbp4

 

 

21:36

Pa gola në pjesën e parë në ndeshjen Greqi – Suedi

Në kuadër të Grupit B, ku bën pjesë Kosova, po luhet edhe ndeshja në mes të Greqisë dhe Suedisë.

Në këtë ndeshje nuk ka pasur gola në pjesën e parë.

Grekët kanë provuar dy herë, por pa sukses.