Sport

Kosova me dy xhudiste në Evropianin e juniorëve

 

Erza Muminoviq e Fationa Kasapi do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të xhudos për juniorë që mbahet në Luksemburg.

Erza garon në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Fationa në kategorinë deri 57 kilogramë. Në Evropianin e grupmoshës deri 21 vjet garojnë 351 xhudistë nga 43 shtete. Erza në ndeshjen e parë ka përballë një spanjolle, ndërsa Fationa një austriake. Të dy xhudistet kosovare garojnë të enjten, në ditën e parë të Evropianit.