Sport

Japonia tërhiqet nga organizimi i Kupës së Botës për Klube

 

Japonia është tërhequr si nikoqire për Kupën e Botës për Klube të këtij viti për shkak të shqetësimeve për COVID-19.

Kjo garë, e cila organizohet në çdo vit kryesisht në muajin dhjetor, mbledh kampionët e kontinenteve të ndryshme, ndërsa Chelsea do të jetë pjesëmarrës si fituese e Ligës së Kampionëve këtë vit.