Sport

Ronaldo do të luajë kundër Newcastlet, do të aktivizohet si zëvendësues

 

Cristiano Ronaldo do të debutojë me fanellën e Manchester Unitedit në ndeshjen kundër Newcastle Unitedit, që do të zhvillohet të shtunën prej orës 16:00 në stadiumin “Old Trafford” dhe i takon xhiros së katërt në Premier League.

Debutimin e Ronaldos te Unitedi, e ka konfirmuar edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka bërë të ditur se portugezi do të inkuadrohet ndaj Newcastles nga banka e rezervistëve.