4 perditesime
22:50

Bayerni me fitore të thellë në “Camp Nou”

Kampioni i Gjermanisë, Bayerni, ka treguar forcën që në nismë të Ligës së Kampionëve. Të martën mbrëma në “Camp Nou”, Bayerni fitoi 3:0 ndaj Barcelonës. Është kjo një tjetër fitore e lartë e gjermanëve ndaj Barçës, pas asaj 8:2 vitin e kaluar.

Thomas Mueller shënoi për 1:0 në minutën e 34-t, falë devijimit të topit. Për 2:0 shënoi Robert Lewandowski, duke shfrytëzuar një top të kthyer. Ai shënoi në minutën e 56-të. Për 3:0 shënoi sërish sulmuesi polak. Sërish përfitoi prej një topi të kthyer, ndërsa topi u devijua rrugës për në portë. Barcelona e Bayerni janë në grupin E.

22:45

Lewandowski shënon për epërsinë e lartë të Bayernit

Bayerni po udhëheq 3:0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e Championsit. Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka shënuar golin e tretë të ndeshjes në minutën e 85-të.

Fillimisht Serge Gnabry goditi shtyllën, ndërsa prej topit të kthyer, njëjtë si në golin e dytë, përfitoi Lewandowski.

Ai kaloi një lojtar të Barçës dhe goditi, ndërsa topi u devijua për të përfunduar në rrjetë.

https://streamwo.com/F087H8Y

22:16

Bayerni rrit epërsinë, shënon Lewandowski

Bayerni po shkon drejt fitores ndaj Barcelonës.

Prej minutës së 56-të, Bayerni po udhëheq 2:0 në ndeshjen që po e dominon.

Robert Lewandowski ka shënuar golin e dytë, me goditje nga afërsia. Në fakt Jamal Musiala goditi shtyllën, ndërsa prej topit të kthyer përfitoi sulmuesi polak.

https://streamwo.com/jYA0uDT

21:47

Bayerni në epërsi pas pjesës së parë

Bayerni ka shkuar me epërsi 1:0 në pushimin mes dy pjesëve në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Goli i Thomas Muellerit në minutën e 33-të ishte momenti vendimtar në pjesën e parë të takimit në Barcelonë. Mueller shënoi me goditje nga distanca, por topi u devijua rrugës për në portë.

21:37

Bayerni në epërsi ndaj Barcelonës

Bayerni ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Barcelonës. Në minutën e 33-të Thomas Mueller goditi nga distanca.

opi u devijua nga shpina e Eric Garcias dhe përfundoi në rrjetë. Ndeshja po luhet në Barcelonë, ndërsa i takon Grupit E të Ligës së Kampionëve.

https://streamwo.com/s2wGxna