Sport

Real Madridi me Ancelottin po synon ta “pushtojë” sërish Evropën

Foto: AP
 

Pasi fitoi Ligën e Kampionëve tre vjet rresht, Real Madridi ka kaluar tre vjet pa trofeun më të çmuar evropian. Dhe tani detyra e trajnerit Carlo Ancelotti është për ta kthyer skuadrën aty ku e ka vendin - në majë të Evropës.

Reali arriti në gjysmëfinale sezonin e kaluar, por u eliminua nga Chelsea. Ndërkohë në dy edicionet e mëparshme, madrilenët u eliminuan në 1/8 e finales nga Manchester City, përkatësisht Ajaxi. Ishte ky një realitet i hidhur për ekipin që pati suksese të mëdha në këtë garë mes viteve 2014 dhe 2018. Katër suksese në atë gjysmë dekade, dhe tri me radhë, e vendosën Real Madridin në krye të Evropës, pavarësisht që Barcelona vazhdoi të mbretërojë në Spanjë.