Sport

Dynamo shënon në kohën shtesë, goli anulohet nga VAR-i

Foto: AP
 

Nuk ka dhënë fitues ndeshja mes Dynamo Kievit dhe Benficas. Takimi i grupit E përfundoi pa gola.

Në të vërtetë ekipi ukrainas shënoi në minutën e 93-të. Mykola Sharapenko dërgoi topin në rrjetë. Por gjyqtari vendosi ta rishikojë situatën përmes VAR-it. Dhe pas rishikimit të situatës, gjyqtari ndryshoi vendimin për ta pranuar golin. Ai anuloi golin për pozitë jashtë loje. Kështu ndeshja përfundoi pa gola.