Sport

Te PSG-ja të bindur se Mbappe nuk do të largohet në fund të sezonit

 

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonarod nuk është aspak i shqetësuar me të ardhmen e sulmuesit Kylian Mbappe dhe spekulimet që e lidhin francezin me një kalim të mundshëm te Real Madridi në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Në fakt, Leonardo ka insistuar se Mbappe nuk do të largohet verën tjetër nga PSG-ja, pasi beson se sulmuesi do ta vazhdojë kontratën.