1 perditesime
23:03

Halleri realizon katër gola, Ajaxi triumfon thellë ndaj Sportingut

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, Sebastien Haller ka realizuar katër gola, ndërsa Ajaxi ka shënuar fitore të thellë 5:1 në udhëtim ndaj Sportingut të Lisbonës në Grupin C të Ligës së Kampionëve.

Haller është bërë vetëm lojtari i dytë pas Marco van Bastenit që ka shënuar katër gola në debutim në Ligën e Kampionëve.

Ai realizoi golat në minutat 2, 9, 51 dhe 65, ndërsa Steven Berghuis realizoi golin tjetër të Ajaxit në minutën e 39-të.

Për Sportingun shënoi Paulinho në minutën e 33-të.

22:26

Haller realizon katër gola, Ajaxi po kryeson thellë ndaj Sportingut

Ajaxi po kryeson 5:1 në përballjen në Lisbonë ndaj Sportingut, në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve.

Sebastien Haller ka realizuar katër gola për Ajaxin. Ai ka shënuar golat në minutat 2, 9, 51 dhe 63. Ndërkohë golin tjetër për Ajaxin e ka shënuar Steven Berghuis (39’).

Për Sportingun ka shënuar Paulinho (33’).