1 perditesime
22:56

Rodrygo ia siguron fitoren Realit

Sulmuesi i krahut, braziliani Rodrygo ia ka siguruar fitoren Real Madridit në ndeshjen kundër Interit të luajtur në Itali. Kjo ndeshje i takoi Grupit D të Championsit kurse Rodrygo e shënoi golin në minutën e 90-të pas asistimit të mesfushorit Eduardo Camavinga.

Me këtë fitore, Reali ka tubuar tri pikë sa i ka edhe Sheriff Tiraspoli që në ndeshjen tjetër të këtij grupi, e mposhti në shtëpi skuadrën e Shakhtarit.

22:50

Reali realizon në fund ndaj Interit

Real Madridi ka realizuar në momentet e fundit në ndeshjen kundër Interit që po luhet në Milano.

Rodrygo realizoi në minutën e 90-të golin e epërsisë për Realin.

Reali po kryeson 1:0 në ndeshjen e Grupit D të Ligës së Kampionëve.

https://streamye.com/v3kcl