Sport

Herrera thotë se PSG-ja donte ta fitonte ndeshjen

 

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Ander Herrera ka pranuar se ekipi francez kishte për synim tri pikët ndaj Clubb Brugget. PSG-ja, në ndeshjen e parë të Grupit A, barazoi 1:1 ndaj Brugget. Francezët në epërsi i kaloi Herrera, i cili ka thënë se i vjen keq që nuk kanë arritur ta nisin këtë edicion të Championsit me fitore.

“Ne u angazhuam mjaft për të fituar ndeshjen. Ne nuk luajtëm në mënyrë fantastike, por mendova se bëmë mjaftueshëm për ta fituar duelin edhe pse na mungonin shanset e qarta. Ne e kontrolluam lojën. Ata kishin raste në fillim të pjesës së dytë, por ne kontrolluam pjesën më të madhe të ndeshjes. Megjithatë, kjo është Liga e Kampionëve dhe të gjitha skuadrat janë të mira”, ka pranuar mesfushori Herrera. “Ne kemi një skuadër shumë të fortë, kemi lojtarë me të cilët trajneri mund të bëjë një ekip të fortë. Të gjithë janë të rëndësishëm këtu. Por pa arsyetime, ne donim ta fitonim këtë ndeshje”.