Sport

Muriqi i gatshëm për ta dhënë kontributin e tij te Lazio

 

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka insistuar se është i gatshëm për ta dhënë kontributin e tij këtë sezon te skuadra e Lazios. Muriqi pritet të jetë titullar te Lazio në ndeshjen në udhëtim kundër Galatasarayt që zhvillohet sot prej orës 18:45 në Stamboll në kuadër të Grupit E të Ligës së Evropës.

Këtë edicion, Muriqi në tri ndeshjet e para të këtij sezoni në Serie A është inkuadruar nga banka e rezervistëve dhe në total ka 23 minuta lojë për Lazion. Ai gjithashtu ka pranuar se po punon shumë për ta bindur trajnerin Maurizio Sarri për një vend titullari, ndonëse ka shtuar se nuk është aspak e lehtë një gjë e tillë për shkak se ekipi është i njëjtë tashmë disa vite.