Sport

Kosova ngrihet në ranglistën e FIFA-s, po ashtu edhe Shqipëria

 

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngritur në ranglistën e FIFA-s të publikuar të enjten për muajin shtator. Në krahasim me muajin e shkuar, Kosova në listën e re është ngritur për gjashtë pozita.

Renditet e 109-ta me 1176.26 pikë të grumbulluara, falë rezultateve të mira që i pati këtë muaj në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”. E mposhti Gjeorgjinë (1:0) në udhëtim, barazoi në shtëpi me Greqinë (1:1) dhe pësoi humbje nga Spanja (2:0) në kuadër të Grupit B kualifikues.