Sport

Mustafi synon t’i harrojë muajt e vështirë te Schalke me paraqitje të mira te Levante

 

Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi po dëshiron t’i harrojë gjashtë muajt e sezonit të shkuar që ishin katastrofike te Schalke, skuadër që ra nga Bundesliga dhe po synon të fokusohet në paraqitjet e mira te Levante, ekipi i tij i ri.

Mustafi javë më parë iu bashkua Levantes si lojtar i lirë dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2023 por që ende nuk ka debutuar.