Sport

Benitezi e ka ngritur Evertonin falë ndryshimeve të papritura taktike

FOTO: AP
 

Ndërsa Evertoni po kompletonte fitoren e fundit në Premier League, me siguri se trajneri Rafael Benitez e kishte parasysh se treshja e tij sulmuese në fushë kushtonte gjithsej rreth dy milionë euro.

Premier League edhe këtë verë e tregoi fuqinë përballë ligave të tjera – klubet elitare të Anglisë shpenzuan rreth 1.5 miliardë euro gjatë afatit kalimtar të verës – megjithatë te skuadra e Evertonit pati një përmbysje të qasjes ekstravagante në krahasim me vitet e shkuara.