Sport

Barazim në ndeshjen e parë të edicionit për Rrahmanin

 

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e ka luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e parë të edicionit për Napolin.

Në kuadër të grupit C të Ligës së Evropës (niveli i dytë evropian), Napoli luajti në udhëtim me Leicester Cityn. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2. Rrahmani luajti tërë ndeshjen në vijën e fundit të mbrojtjes së Napolit.