Sport

Sarri konfirmon qëndrimin e Muriqit te Lazio

 

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi do të qëndrojë te skuadra e Lazios të paktën deri në fund të këtij sezoni. Qëndrimin e Muriqit te ekipi italian, e ka konfirmuar edhe trajneri i Lazios, Maurizio Sarri. Ai ka thënë se llogarit në shërbimet e Muriqit dhe për këtë arsye dëshiron ta mbajë në skuadër.

“Nuk e di nëse Fenerbahçe ka bërë ofertë sepse nuk jam drejtor sportiv. Megjithatë, unë dua që Vedati të mbetet në ekip. Nuk dua që ai të largohet”, ka insistuar Sarri.