Sport

Alves mbetet lojtar i lirë, largohet nga Sao Paulo

 

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Alves ka mbetur pa klub. 38-vjeçari është larguar nga Sao Paulo pasi e ka shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme, ka konfirmuar të premten ekipi brazilian. Në njoftimin e Sao Paulos, thuhet se Alves nuk është paraqitur kohët e fundit në shenjë proteste për pagat e papaguara, kështu që klubi ka qenë i detyruar për një lëvizje të tillë. Sipas mediumeve braziliane, Sao Paulo i ka borxh Alvesit 1.8 milionë euro.

“Sao Paulo bën të ditur se ka arritur marrëveshje me Alvesin për shpëkuptjen e kontratës. Alves tani është lojtar i lirë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.