Sport

Chelsea kërkon të vazhdojë me fitore

 

Chelsea do ta kërkojë fitoren e tretë rresht në të gjitha garat kurse të katërtën në Premier League. “Blutë e Londrës” në “Stafmord Bridge” e presin skuadrën e Tottenhamit, ndeshje kjo që do të luhet të dielën dhe i takon xhiros së pestë.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri, Thomas Thucel nuk di për humbje në elitën e futbollit anglez këtë sezon, ku në katër ndeshje ka regjistruar tri fitore dhe një barazim. Tottenhami pas katër ndeshjeve të luajtura, ka tri fitore dhe një disfatë. Te Chelsea, në formë të mirë është duke kaluar sulmuesi Romelu Lukaku që ka shënuar tre gola në po aq ndeshje. Te Tottenhami, sulmuesi i krahut, Heung-min Son ka dy gola. Në dy ndeshjet e sezonit të shkuar, Chelsea e ka një fitore dhe një barazim ndaj Tottenhamit. Në total, këto dy skuadra janë takuar 169 herë mes vete, ku Chelsea ka 73 fitore karshi 55 humbjeve kurse 41 duele janë mbyllur pa fitues. Kampioni në fuqi, Manchester City, të shtunën synon fitoren e radhës në kampionat.