Sport

Për interes të veçantë, shtetësinë e Kosovës e morën edhe një kalëruese dhe një ekspert sportiv

Dosja e futbollistit Astrit Selmani ishte dorëzuar e pakompletuar në Presidencë dhe për këtë reprezentuesi nuk e kishte marrë shtetësinë e Kosovës deri në këtë javë. Në mungesë të shtetësisë, përkatësisht të pasaportës, Selmani nuk ishte në dispozicion për tri ndeshjet kualifikuese për Botëror që Kosova i luajti më herët, këtë muaj, ndonëse ishte në stolin e rezervistëve.

Në Presidencë kanë thënë se i shqyrtojnë me prioritet kërkesat për fitimin e shtetësisë nga ana e sportistëve. Vetëm këtë vit shtetësia e Kosovës është dhënë për 16 persona, “për interes të veçantë sportiv”. Dekrete të tjera për shtetësi mund të nënshkruhen nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, deri në fund të vitit.