Sport

Zidane mund të kthehet në Francë

 

Zinedine Zidane vazhdon të mbetet pa skuadër. Ish-trajneri i Real Madridit është përfolur se mund të marrë drejtimin e skuadrave të njohura evropiane, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Emri i trajnerit francez është lidhur sërish me Paris Saint-Germainin. Mediat në Francë kanë raportuar të premten se drejtuesit e klubit e dëshirojnë 49-vjeçarin.