Sport

Paqarada asiston dy gola në fitoren e thellë të St. Paulit

 

Mbrojtësi kosovar Leart Paqarada ka asistuar dy gola të dielën në fitoren 4:1 që St. Pauli e shënoi në shtëpi ndaj Ingolstadtit, në xhiron e shtatë të Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Ai asistoi dy golat e parë të ndeshjes, ndërsa nga krosimi i tij u shënua edhe goli i tretë. Ai luajti 80 minuta.