2 perditesime
16:57

Prishtina në epërsi ndaj Dukagjinit

Besnik Krasniqi e ka realizuar penalltinë për epërsinë e parë të Prishtinës në ndeshjen ndaj Dukagjinit në Klinë.

Krasniqi shënoi në minutën e 80-të nga pika e bardhë. Penalltia është dhënë nga gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu pas rishikimit të sistemit VAR.

Bejtullahu përjashtoi me karton të kuq edhe Elton Bastriun.

16:28

Prishtina barazon rezultatin ndaj Dukagjinit

Mendurim Hoti ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen ndaj Dukagjinit. Hoti shënoi gol në minutën e 60-të me asistim të Leotrim Kryeziut.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Klinë dhe i takon javës së pestë të Superligës në futboll.

15:52

Dukagjini në epërsi ndaj Prishtinës pas pjesës së parë

Dukagjini po kryeson 1:0 ndaj Prishtinës pas pjesës së parë.

Ndeshja që po luhet në Klinë, i takon xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ardian Dallku në minutën e 35-të ka realizuar golin e epërsisë për Dukagjinin. Ai realizoi me gjuajtje me kokë.

Nga ora 16:00 nisin ndeshjet Gjilani – Ulpiana e Drenica – Drita.