1 perditesime
Sport

Ulpiana fiton dramën ndaj Gjilanit

Ulpiana fiton dramën ndaj Gjilanit
Foto: KOHA/Ilustrim
18:17

Ulpiana fiton dramën ndaj Gjilanit

Ulpiana e ka fituar dramën në Gjilan. Me golin e Trimror Selimit në minutën e 98-të, Ulpiana mposhti Gjilanin të dielën me rezultatin 3:2, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës në futboll. Gjilani në minutën e 90-të shënoi golin e barazimit 2:2 me Fiton Hajdarin, ndërsa Selimi shënoi për fitoren 3:2.

Dy golat tjerë për Ulpianën i shënoi Marclei Santos.

Të dy golat nga penalltia. Golin tjetër për Gjilanin e shënoi Besar Musolli. Për Gjilanin kjo ishte disfata e parë këtë edicion në pesë ndeshje.

17:43

Ulpiana kalon në epërsi, arrestohet një shikues

Ulpiana ka kaluar në epërsi ndaj Gjilanit me rezultatin 2:1. Golin e epërsisë për Ulpianën e shënoi Marclei Santos në minutën e 71-të. Braziliani shënoi vetëm pas përsëritjes së penalltisë. Fillimisht e humbi, por gjyqtari kryesor Lirim Jashari përsëriti penalltinë pas rishikimit të VAR-it

Në tentimin e dytë, braziliani ishte i saktë, por kjo ngjalli pakënaqësi si në bankinën e Gjilanit e po ashtu edhe nga një shikues i Gjilanit që u fut në fushë në tentim për ta sulmuar gjyqtarin kryesor.

Por, ai u pengua nga lojtarët, ndërsa më pas u arrestua nga Policia.