Sport

Trepça mbahet mirë në ndeshjen e parë, jo edhe në të dytën

 

Dy ndeshje evropiane janë luajtur në fundjavë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Bëhet fjalë për ndeshje të rundit të parë të Kupës Evropiane në hendboll, që është niveli i tretë i garave kontinentale.

Derisa ndeshja e parë ishte e barabartë për 55 minuta, ndeshja e dytë u dominua nga skuadra mysafire nga Izraeli. Është skuadra Holon Yuvalim që ka eliminuar Trepçën e Mitrovicës në rundin e parë të Kupës Evropiane.