Sport

Donart Vitija, lojtari i javës së pestë

 

Futbollisti i Malishevës, Donart Vitija është shpallur lojtari i javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll, në bazë të votave të lexuesve të portalit Koha.net.

Vitija ka marrë 44.2 për qind të votave. Ai realizoi golin e fitores për Malishevën në ndeshjen kundërFeronikelit. Vitija doli i pari, duke e lënë në vendin e dytë, Ermal Krasniqin e Ballkanit (27.9%), kurse i treti u rendit Almir Ajzeraj i Dritës (14.7%). Në vendin e katërt, sipas votave të lexuesve të koha.net, u rendit Besnik Krasniqi i Prishtinës (7.7%), derisa i pesti Marclei Santos i Ulpianës (5.6%).