Sport

Te Kosova e vlerësojnë që nuk u dorëzuan deri në fund

 

Te përfaqësuesja e Kosovës në futboll pranojnë se dallimi në cilësi me Norvegjinë ishte i madh. Futbollistet e Kosovës u mposhtën 3:0 nga Norvegjia, të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”, ndërsa norvegjezet kishin gjithsej 17 raste. Kosova e krijoi vetëm një rast për gol.

Përzgjedhësja Afërdita Fazlija megjithatë ka vlerësuar angazhimin e lojtareve.