Sport

Zëvendëspresidenti i Surinamit në moshën 60-vjeçare luan futboll profesionist

 

Zëvendëspresidenti i Surinamit, Ronnie Brunswijk ka debutuar në futbollin profesionist në moshën 60-vjeçare, kanë njoftuar të mërkurën mediumet e huaja.

Brunswijk ishte titullar dhe luajti për 54 minuta te Inter Moengotapoe kundër Olimpias në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 të finales të CONCACAF-it. Këtë ndeshje, që Inter Moengotapoe e humbi me rezultatin e thellë 6:0, Brunswijk që është edhe pronar i klubit, e barti shiritin e kapitenit gjatë kohës sa ishte në fushë.