Sport

Coman kthehet në stërvitje, por nuk luan ndaj Greuther Fuerthit

 

Sulmuesi i krahut Kingsley Coman është rikthyer të enjten në stërvitje te Bayern Munichu pas operimit të zemrës, kanë konfirmuar nga klubi bavarez.

Coman javën e shkuar iu nënshtrua një operimi të vogël në zemër dhe sipas trajnerit Julian Nagelsmann, ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Greuther Fuerthit, që Bayerni e luan të premten në kuadër të Bundesligës.