Sport

Berisha asiston në fitoren e Fenerbahçes

 

Mërgim Berisha ka nisur të jap kontribut te skuadra e madhe turke, Fenerbahçe. Sulmuesi kosovar të enjten mbrëma asistoi për Mesut Oezilin që e shënoi golin e dytë në fitoren 2:1 ndaj Giresunsporit.

Berisha u tregua i mprehtë dhe fitoi një top në mbrojtjen rivale. Pasoi në zonë për Oezilin që shënoi për 2:0 në minutën e 64-të. Berisha në lojë hyri në minutën e 60-të.