Sport

Peja llogarit në gjashtë basketbollistë të huaj për tri garat ku paraqitet këtë edicion

 

Start të mirë sikurse në Superligën e Kosovës në basketboll, trajneri i Pejës, Shemsettin Bash, pret të ketë edhe në Ligën Unike dhe në Ligën Ballkanike (BIBL).

Peja në edicionin 2021/22 do të marrë pjesë edhe në këto dy gara që fillojnë në muajin e ardhshëm. Skuadra pejane në kampionatin kosovar ka regjistruar dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara dhe Bash shpreson në një start të tillë edhe në dy garat e tjera.