Sport

FFK-ja dënon “sjelljet vandale” të shikuesve, nuk do ta lëshojë stadiumin ”Fadil Vokrri” për skuadra të tjera

 

Javën e kaluar, një ekspert i fushave të futbollit këshilloi Federatën e Futbollit të Kosovës që ta riparojë fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” dhe që ta shfrytëzojë sa më pak atë për ndeshje. Me gjithë rekomandimin e ekspertit britanik, Dean Gilasbey, FFK-ja këtë javë dha leje që në stadiumin në Prishtinë të luhet derbi gjilanas mes Dritës dhe Gjilanit.

Derbi u fitua nga Gjilani me 2:0, ndërsa në tribuna pati rrahje mes tifozëve. Në të vërtetë pas pjesës së parë erdhi tek incidenti ku u përfshinë tifozët e dy skuadrave të qytetit të Gjilanit, Intelektualët e Dritës dhe Skifterat e Gjilanit. Intelektualët kaluan rrethojën dhe dolën në pjesën ku ishin Skifterat, ku erdhi tek incidenti. Në momentin kur ka ndodhur incidenti nuk ka pasur forca të policisë në atë pjesë, apo të paktën forca të mjaftueshme. Pjesa e dytë e takimit nisi me vonesë pasi te Gjilani vlerësonin se nuk kishte siguri të mjaftueshme për të vazhduar takimi.