Sport

Ndonëse nuk shfaqën më të mirën, xhudistët e rinj japin sinjale në garën e Zagrebit

 

Shpresa e madhe e xhudos, Shpati Zekaj, është renditur i shtati në kategorinë deri 100 kilogramë në garën Grand Prix të mbajtur prej të premtes deri të shtunën në Zagreb. Për 21-vjeçarin ishte gara e parë Grand Prix, ndërsa ai shënoi një fitore e dy humbje.

Nuk është bilanci për të cilin ka pritur trajneri Driton Kuka, që nuk ishte me ekipin në Zagreb. Ai është i bindur se edhe Laura Fazliu mund të japë më shumë se që ka shfaqur të shtunën në kryeqendrën kroate. Laura fitoi medalje të bronztë, por trajneri Kuka ka pritur edhe më shumë prej saj.