Sport

Pas fitores 13:0, Kosova U17 kërkon suksesin edhe ndaj Bjellorusisë

 

Futbollistet e Kosovës U17 shënuan fitoren më të thellë në histori të përfaqësueseve, që nga pranimi i Kosovës në UEFA dhe në FIFA (2016). Ato mposhtën Gjeorgjinë me rezultatin 13:0, të premten, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2022.

Ky triumf erdhi në debutimin e grupmoshës U17 në garat evropiane. Trajneri Kushtrim Munishi thotë se kanë qenë të përgatitur për të arritur fitore, por jo me rezultat aq të thellë.